Home / Lajme / Rajon / Rama: “Çadra” kërkon destabilizim dhe rrëmujë

Rama: “Çadra” kërkon destabilizim dhe rrëmujë

Kryeministri theksoi se politika duhet të shihet si një fuqi për ta bërë Shqipërinë shtet.

Sipas tij, politika nuk bëri shtet në 25 vite në Shqipëri.

Më tej kryeministri përmendi edhe çadrën e opozitës, duke e cilësuar si një shëmbëlltyrë të shëmtuar.

“Në Shqipëri politika nuk bëri shtet në 25 vjet. Ata që dështuan ua hedhin fajin tjetrit, por në të vërtetë mendojnë se fajin e ka populli. Mendojnë se ky shtet nuk meriton të merret seriozisht, nuk meriton të qeverisë me drejtësi, Kushtetutë. Për 101 arsye, në 25 vjet politika prodhoi keqqeverisje, halle për njerëzit, sesa zgjidhje, mirëqenie. Çadra në Bulevard është shëmbëlltyra spektakolare e mënyrës së mbrapshtë e të menduarit të politikës për njerëzit. Dështuan ta bëjnë Shqipërinë shtet, dështuan ta demokratizojnë. Janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë. Duan destabilizim, rrëmujë, tym pasi e kuptojnë se çadra nuk i mbron për shumë koha nga drejtësia. Flasin për Republikë të re se nuk duan drejtësi të re, flasin për qeveri teknike se nuk dua n që populli të zgjedhë qeverinë që do, flasin për bllokim rrugësh se nuk duan që rruga e Europës të hapet, nuk duan një shtet me drejtësi dhe mirëqenie. Ata pengojnë Vettingun dhe pikërisht se nuk e duan këtë, nuk duan as të dalin para gjykimit të popullit me votë. Refuzoni të bëheni mercenarë të politikës së përbuzjes, duke bllokuar rrugët ku kalojnë njerëzit, nxënësit, ekonomia jonë kombëtare. Policia nuk paguhet për të liruar rrugët, por për të mbrojtur çdo njeri, për të garantuar rend, qetësi, siguri”, tha Rama.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *