Home / Lajme / Rajon / Rama çmime e ‘ngushëllime’ për qytetarët që gjejnë muzikën e fushatës së PS

Rama çmime e ‘ngushëllime’ për qytetarët që gjejnë muzikën e fushatës së PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mendimin e qytetarëve për të përzgjedhur këngën që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Edhe pse vendi është në ngërç politik me opozitën në protestë prej mëse dy muajsh dhe vendimin e saj për të bojkotuar zgjedhjet, Rama beson se populli m ë 18 qershor do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.

Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka postuar linkun përmes të cilit gjithsecili mund të propozojë këngën e tij të preferuar, si dhe çmimet që do të jepen.

Çmimi i parë: Bluzë e dedikuar me firmën e lojtarit të preferuar në Champions.

Çmimi i dytë: Bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champsions.

Çmimi i tretë: Bluzë fushata me firmën e kryeministrit dhe të kandidatëve për deputetë socialist në qytetin prej nga është qytetari

Ndërsa me humor kryeministri thotë se do të ketë edhe një çmim të katërt, kjo si për ngushëllim, dhe bëhet fjalë për një kravatë të shefit të mazhorancës.

Ndërkohë që për të gjithë pjesëmarrësit që kanë zgjedhur këngën fituese do të marrin bluzën e fushatës me firmën e kryeministrit.

Në këtë garë për muzikën më të mirë, është menduar që të gjithë pjesëmarrësit të marrin në përfundim byzylykun plastik të fushatës së Partisë Socialiste, me moton “Për Shqipërinë që Duam”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *