Home / Lajme / Rajon / Rama: Dy ditë e lus Bashën për dialog

Rama: Dy ditë e lus Bashën për dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u ulur në dialog, me ç’rast i ka kërkuar që të caktojë vetë vendin dhe orën.

“Lulzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, deklaroi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në bisedime në lidhje me krizën politike.

Basha e ftoi kryeministrin që dialogu të jetë politik dhe të diskutohen dy çështje; krijimi i qeverisë teknike dhe të përcaktohet mandati i qeverisë teknike.

Rama mbrëmë në Parlament tha se ka dy ditë që pret Lulzim Bashën për të caktuar vendin dhe orën e takimit mes tyre.

Më herët, kryeministri, i mbylli çdo mundësi për krijimin e një qeverie besimi, apo shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në përgjigje të ftesës së bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigjja që vlen dhe për opozitën, Rama, thekson se kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës.

Teksa i mbyll rrugën “qeverisë së besimit”, Rama shprehet i gatshëm për dialog me opozitën madje si një vend të mundshëm ai propzon dhe çadrën e protestës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e vlerëson përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje për situatën politike, por thekson se nuk mund të tërhiqet nga reformat, pse sipas tij një pakicë ka frikë reformën në drejtësi.

Aii bëri thirrje opozitës të dilogojnë dhe bashkëpunojë për të mundësojnë që zgjedhjet e 18 qershorit të jen më të lirat të mbajtura në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *