Home / Lajme / Rajon / Rama: Gruevski e ka pranuar “Platformën Shqiptare”

Rama: Gruevski e ka pranuar “Platformën Shqiptare”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Nikolla Gruevski e ka pranuar Deklaratën politike shqiptare, apo si; njihet te opinioni maqedonas, “Platforma Shqiptare”, transmeton Gazeta Express.

Kjo deklaratë është bërë për televizionin ”Vizion Plus”, ku Rama ka thënë se Tirana nuk ka diktuar asgjë për partitë politike shqiptare në Maqedoni.

”Gjithçka është shpekulim, gënjeshtër dhe politikë e keqe, pasi që kjo krijon një ndasi etnike të panevojshme ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, e bazuar në gënjeshtër. E vërtetë është se për shkak të platformës, të ashtuquaturës të Tiranës, end enuk ka mandat për qeveri. E vërteta është se Gruevski dhe partia e tij e pranuan atë, pa ndonjë kusht. Kur nuk arritën marrëveshje, për arsye që Gruevski shumë mirë i di, atëherë e sulmuan platformën që nuk është bërë në Tiranë, duke krijuar ndarje me shqiptarët. Nuk mund të nxitni konflik, thjeshtë për pushtet”, ka deklaruar Rama.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *