Home / Lajme / Rajon / Rama paralajmëron ndërhyrjen e policisë nëse protestuesit e PD bllokojnë rrugët

Rama paralajmëron ndërhyrjen e policisë nëse protestuesit e PD bllokojnë rrugët

Paraditen e së hënës, mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të policisë mund të ketë përplasje për bllokimin e rrugëve. Kryeministri ka dalë në krah të policisë, që i bëri thirrje qytetarëve të mos i bashkohen protestës së opozitës, sepse nuk është dhënë leje.

Me një status në Facebook, Rama tha se policët do të jenë në krye të detyrës.

#VajmedetPD✌ Thotë do filmojmë çdo polic në krye të detyrës sepse për vete e ka braktisur detyrën dhe u kërkon njerëzve të shkelin ligjin” shkruan Rama në Facebook.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qatos kjo protest cënon rendin dhe sigurinë.

Më herët, PD doli me një deklaratë ku paralajmëroi masa për policët që do të intimidojnë qytetarët në protest. Sipas opozitës, policia po keqpërdoret dhe efektivët që do ta pengojnë protestën do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

 

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *