Home / Lajme / Rajon / Rama- të rinjve: Sot bota është e juaja, nuk ka nevojë që të keni miq, apo babanë të njohur

Rama- të rinjve: Sot bota është e juaja, nuk ka nevojë që të keni miq, apo babanë të njohur

Kryeministri deklaroi se së shpejti do të ketë një linjë ajrore nga Shqipëria për Europën Juglindore, e cila më pas do të shtrihet edhe në Perëndim.
“Linjë ajrore do të mbulojë Shkupin, Prishtinën, Podgoricën, Sarajevën, Zagrebin dhe gjithë Europën Juglindore, por më pas edhe pjesën e Perëndimit” tha ai në aktivitetin me të rinjtë e Shqipërisë dhe të Kosovës në ‘innovation hub’ për start up ne teknologji.
Rama gjatë bisedës me të rinjtë iu drejtua me fjalët ‘Sot bota është e juaja, nuk ka nevojë që të keni miq, apo babanë të njohur’.
 Kryeministri u njoh me arritjet e të rinjve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në iniciativat që kanë ndërmarrë, ndërsa vlerësoi nisëm për komisariatin dixhital.
 “Komisariati dixhital app-i më i shkarkuar në Shqipëri pas Facebook, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, e ka ndihmuar shumë rendin për të gjitha shkeljet dhe ka ndihmuar edhe llogaridhënien në policinë e shtetit” tha Rama.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *