Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Titanik”, ja tek cilët politikan dyshon PSP-ja

Rasti “Titanik”, ja tek cilët politikan dyshon PSP-ja

Në Prokurorinë Speciale Publike përsëri ka rritje frekuence të personave, këtë herë të lidhur me rastin “Titanik”, për të cilin Prokurorja Speciale, Katica Janeva në pres konferencën e saj më 28 shkurt deklaroi se ky hetim është zgjeruar me 17 persona të tjerë. Siç tha Janeva, pesë persona nga ta kanë qenë si formues të grupës, ndërsa bëhet fjalë për funksionerë në qeveri, ndërsa të dyshuarit tjerë janë anëtarë të grupit, të punësuar si persona zyrtarë në më tepër organe shtetërore, transmeton Zhurnal.

Përshkak të sekretit të procedurës parahetimore, PSP nuk zbulon detaje se kë kanë thirrur në pyetje dhe pse e kanë thirrur.

“Titanik”, është rasti i parë që e hapi kjo Prokurori Speciale Publike, ndërsa e hapi më 12 shkurt vitin e kaluar. Të dyshuarit kryesorë janë ish ministrja e punëve të brendëshme, Gordana Jankullovska dhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, sekretari gjeneral i qeverisë Kirill Bozhinovski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temellko. Ata janë të dyshuar për vepra penale, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkelje e lirisë të votuesve, blerje të votave, shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe keqpërdorimi i mjeteve për finansim të kampanjës zgjedhore, ndërsa në hetimin e zgjeruar, sipas PSP, ka dyshime edhe për vepra tjera penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *