Home / Lajme / Rajon / Reagon Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit në KQZ: Overdozë budallallëku! Nuk shtyhet!

Reagon Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit në KQZ: Overdozë budallallëku! Nuk shtyhet!

Reagon deputeti Oerd Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve në KQZ. ”Overdozë budallallëku juridik”, e cilëson demokrati, duke argumentuar se ky afat nuk shtyhet.

REAGIMI I PLOTË:

”Overdozë budallallëku juridik

Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.

Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedure e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh me llumin që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota.

Të shohim nëse KQZ do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur të votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqësuesit e qeverisë i thanë Gjykatës Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji.

Sugjerim për këta të PS-LSI: kërkoni një shkresë mbështetëse apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën dorën me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.”

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë, për t’i kërkuar përmes një letre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje. Kërkesa mësohet se është bërë një ditë më parë dhe është firmosur nga krerët e dy grupeve parlamentare, respektivisht nga Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *