Home / Sport / Real Madrid reagon pas shortit të Champions Leagues

Real Madrid reagon pas shortit të Champions Leagues

Përfaqësuesi i Real Madridit në shortin e Ligës së Kampionëve, Emilio Butragueno, ka thënë se përballja me Atletico Madridin do të jetë e vështirë, por sipas tij, “Mbretërit” synojnë finalen.

“Kjo është hera e katërt me radhë që përballemi me ta. Në ndeshjen e parë duhet të luajmë mirë sepse e dimë se Atletico Madridi është shumë e papërshtatshme si vendas. Kanë mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë për dy ekipet”, ka thënë Butragueno pas shortit.

“Ne do të luajmë për finale. Le të themi që është gara jonë e pëlqyer dhe do të tentojmë të luajmë në nivelin më të lartë për t’i bërë të lumtur fansat. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ky është futbolli, çdo gjë është e paparashikueshme”.

Real Madridit sërish nuk i ka buzëqeshur fati pasi këtë herë do të luajë kundër Atletico Madridit për të siguruar një biletë për finalen e madhe të Kardifit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *