Home / Sport / Real Madridi shpërblen Ramosin (Foto)

Real Madridi shpërblen Ramosin (Foto)

Real Madridi është duke menduar që t’ia zgjasë edhe për një vit kontratën Sergio Ramosit, e cila i skadon në vitin 2020.

Kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, po kalon sezonin më të mirë në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Ai deri më tani ka shënuar 10 gola, duke i siguruar Realit shumë pikë me finalizimet e tij, sidomos në minutat e fundit, për çka edhe është i njohur 31 vjeçari.

Kjo ka shtyrë numrin një të klubit, Florentino Perez, që t’ia zgjasë edhe për një vit kontratën. “Marca” shkruan se Real Madridi do t’i ofrojë Sergio Ramosit një vit zgjerim kontrate deri në 2021 për performancën e tij të shkëlqyer këtë sezon.

Ai aktualisht ka kontratë deri në vitin 2020, të cilën e nënshkroi në verën e vitit 2015, i cili ishte shumë afër transferimit në Manchester United.

 

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *