Home / Lajme / Rajon / Referendumi – Rama i telefonon Erdogan, e uron për fitoren

Referendumi – Rama i telefonon Erdogan, e uron për fitoren

Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar mbrëmë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për ta uruar për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu njofton se telefonatat janë bërë nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri.

Kjo agjenci citon burimet e Presidencës të cilët mësohet të kenë thënë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri i kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.

Liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *