Home / Lajme / Botë / Refuzon ta fikë cigaren, policia gjermane e bën për spital (VIDEO+18)

Refuzon ta fikë cigaren, policia gjermane e bën për spital (VIDEO+18)

Komisioni disiplinor ka filluar hetimet kundër katër policëve gjermanë, pasi që rrahën brutalisht një qytetar.

Pas një aksident trafiku që kishte ndodhur më 19 shkurt në Shtutgart, njëri nga pjesëmarrësit e aksidentit kishte ndezur një cigare për tu qetësuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, atij i afrohet njëri nga policët të cilët po kryenin ekspertizën duke i kërkuar ta fikë cigaren.

Duke shpërfillur urdhrat e policit, në një moment polici i afrohet dhe fillon ta godas. Por, atij shpejt i bashkëngjiten edhe kolegët e tjerë, të cilët e përplasin për tokë dhe e grushtojnë fytyrës.

Videoja e rrahjes është shfaqur në internet, kurse policia ka filluar hetimet kundër katër policëve të cilët me veprimin e tyre kanë shokuar opinionin gjermanë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *