Home / Lajme / Botë / Regjimi i Asadit sulm me armë kimike, 55 të vdekur

Regjimi i Asadit sulm me armë kimike, 55 të vdekur

Numri i viktimave në sulmin me gaz klorin të ndërmarrë nga forcat e regjimit të Bashar al Asadit në rajonin Han Shejhun të qytetit verior të Sirisë, Idlib, është rritur në 55, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjeku Abdulmenam Xhafer i cili ishte duke bërë ndërhyrje ndaj të plagosurve pas sulmit, në një deklaratë për AA tha se “Numri i të vdekurve është rritur në 55. Nga gazi janë prekur 220 civilë”.

Pesëmbëdhjetë persona, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë të prekura nga gazi të cilët janë në gjendje të rëndë, janë dërguar me ambulanca në qarkun Reyhanlı të qyteti Hatay të Turqisë.

Regjimi i Asadit në dhjetë ditët e fundit tre herë bëri sulme me armë kimike me përmbajtje me gaz klorin kundrejt civilëve. Më 25 mars në rajonin Latamne të qyteti Hama, dy civilë humbën jetën ndërsa 30 të tjerë ishin prekur nga gazi.

Rikujtohet gjithashtu se edhe në sulmet e ndërmarra në mesnatë me gaz klorin në rajonin El Habit në Idlib ishin ndikuar nga gazi 20 civilë.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve në Han Shejhun mund të rritet.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *