Home / Kryesoret /  Reka: Platforma në pajtim me marrëveshjen e Ohërit – (VIDEO)

 Reka: Platforma në pajtim me marrëveshjen e Ohërit – (VIDEO)

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka tregoi se çfarë ka biseduar me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, në një takim me kërkesën e palës së dytë dhe thekson qëndrimin e Tiranës se Shqipëria nuk po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se platforma e 7 Janarit është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Aktorët politikë dhe autoritetet maqedonase janë shprehur më shumë se një herë gjatë muajve të fundit lidhur me atë që ata e konsiderojnë si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, nga përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë, siç thonë, edhe nga rajoni. Është një analizë dhe qëndrim me të cilin ne nuk biem dakord, por si gjithnjë e mbajmë shënim dhe pikërisht këtë kam bërë, duke theksuar gjithsesi se Shqipëria as ka ndërhyrë e as ndërhyn në punët e vendeve të tjera, se ajo ka treguar konkretisht e në mënyrë të vazhduar se gjithnjë dëshiron e punon për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi, të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë mes popujve. Ky është investimi ynë në marrëdhëniet me Maqedoninë,” tha Reka, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadori sqaron më tej se çfarë i tha zyrtarëve në Ministrinë së Jashtme të Maqedonisë, të udhëhequr nga Nikolla Poposki, për deklaratën/platformën e partive shqiptare.

“Nga ana ime theksova në takim  dy elemente themelore: Së pari faktin se përmbajtja e platformës së partive shqiptare në Maqedoni është tërësisht në pajtim dhe rrjedh nga programet politike të atyre partive dhe nga  Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i të cilës përbënë gurin themelor të stabilitetit në vend; dhe së dyti, atë që është theksuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet në Shqipëri e qe nuk duhet harruar asnjëherë: Shqipëria është një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë, se nuk e ka vënë në dyshim integritetin, apo identitetin e saj dhe ka qenë e mbetet një mbështetëse e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Maqedonisë”, sqaroi Reka, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, dje Ministria e Jashtme e Maqedonisë  ka thirrur në bisedë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup. Temë bisedimi kanë qenë deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Nga ky dikaster konsiderojnë se Shqipëria është duke u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas tyre këto janë veprime të cilat cenojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke nxitur kështu edhe retorikë ekstremiste. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *