Home / Kuriozitete / Rekordi shqiptar promovohet në faqen zyrtare Guinness World Records

Rekordi shqiptar promovohet në faqen zyrtare Guinness World Records

Dy mijë e shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe gjashtë mijë të tjerë nga rrethet, të cilët thyen rekordin “Guinness Cup Song Albania” më 25 mars, janë promovuar në faqen zyrtare të rekordeve botërore.

Guinness World Records me 1 milion subscribers në botë ka publikuar eventin e zhvilluar në mbarë Shqipërinë, duke krijuar mundësi që e gjithë bota të njihet me këtë rekord.

Rekordi i thyer ishte një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës, duke bërë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat. Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë dhanë një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *