Home / Kryesoret / Renova afër vendit që siguron dalje në Europë – (VIDEO)

Renova afër vendit që siguron dalje në Europë – (VIDEO)

Renova në stadiumin e qytetit në Tetovë ka vijuar me rezultatet e mira duke shpresuar për një vend më të mirë në tabelë që do të siguronte dalje në ligat e europës.Në ndeshjen e djeshme të përzgjedhurit e trajnerit Qatip osmani shënuan fitore ndaj Pobedës me rezultat  1-0  me golin e vetëm të Argjend Gafurit  pas asistimit të Nafiut në minutën e 24. Me këtë rezultat u përmbyll edhe pjesa e parë kur vendasin nuk arritën të shënojnë edhe përkundër rasteve të mira për të rritur epërsinë.Edhe pjesa e dytë filloi me dominimin e ekipit të Renovës por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Pas ndeshjen trajneri Qatip Osmani u shpreh optimist se ekipi që drejton ai do të arrijë të del në garat e europës, transmeton Televizioni Koha.

Përndyshe, Pas ndeshjeve të javës së 27 tabelës i prinë  Vardari në vendin e  parë me 65 pikë që ndiqet nga  Shkëndija me 54 pikë,  Rabotniçki me  46 pikë, Pelisteri ka  37 pikë, ndërsa vendine  pestë të gjashtë e ndajnë  Sileksi dhe Renova dhe  35 pikë, ekipi i Shkupit ka 29 pikë,  më pas është Pobeda 23 pikë,  Bregallnica 19, dhe Makedonija GJP 18 pikë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *