Home / Lajme / Renova shpartallon Bregallnicën – (VIDEO)

Renova shpartallon Bregallnicën – (VIDEO)

Ekipi I Renovës shënoi fitore në ndeshjen e sotme në Tetovë kundër Bregallnicës në kuadër të xhiros së 28 të ligës së parë futbollistike në Maqedoni, me rezultat 4-0.

Fillimisht të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani kaluan  në epërsi në minutën e 16 përmes futbollistit Nenad Mishovski.Me këtë rezultat edhe u përmbyll pjesa e parë e takimit ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 65 shënon edhe një gol duke rritur epërsinë në 2-0 përmes futbollistit Stojançe Velinov.

Pesë minuta para përfundimit të takimit në Tetovë, Renova shënon edhe një gol, kësaj radhe përmes futbollistit Valmir Nafiu duke ngritur epërsinë në 3-0.Në minutën e 90 kur pritej të përfundonte ndeshje Renova shënon golin e katërt, autor sërish Valmir Nafiu.

Në ndërkohë ekipi tjetër nga Tetova Shkëndija nga Kratova ka arritur të kthehet me vetëm një pikë në ndeshjen kundër Sileksit.

Pjesa e parë e takimit u përmbyll 0-0, ndërsa në pjesën e dytë mënjëherë vendasit shënuan gol në minutën e 46 përmes Filipovskit, ndërsa Shkëndija barazoi 1-1 në minutën e 48 përmes Stenlio Zhunior.Me këtë rezultat përfundoi takimi ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate

Pelister-Pobeda 1-0

Shkupi Vardar 0-2

 

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *