Home / Lajme / Botë / “Reporterë pa kufij”: Asnjëherë liria e mediave nuk ka qenë kaq e rrezikuar

“Reporterë pa kufij”: Asnjëherë liria e mediave nuk ka qenë kaq e rrezikuar

Sulme ndaj mediave, informata të rrejshme, represione dhe triumfi i “personave të dhunshëm” si Trampi dhe Erdogani – asnjëherë liria e mediave në botë nuk ka qenë aq e rrezikuar, qëndron në raportin vjetor të organizatës joqeveritare “Reporterë pa kufij”, kushtuar lirisë së mediave.

Liria e mediave po përjeton situatë “të rëndë” dhe “shumë serioze” në 72 (nga gjithsej 180 vende ku është kryer vlerësimi), midis të cilave edhe Kina, Rusia, India, të gjithë vendet nga Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore, si dhe dy e treta e vendeve në Afrikë.

Harta e botës, e përpiluar nga “Reporterë pa kufij” është shënuar tërësisht me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se situata me lirinë e mediave është shumë serioze.

Репортери без граници извештај

Mediat kanë liri vetëm në rreth pesëdhjetë vende në botë – në Amerikën Veriore, Evropë, Australi dhe pjesën jugore të Afrikës, thuhet në raport.

“Reporterë pa kufij” janë të shqetësuar nga ajo se ekziston rrezik nga ndryshime negative në situatën me lirinë e mediave në botë, posaçërisht në vende të rëndësishme demokratike, thuhet në dokument.

Ndjekja posesive dhe mosrespektimi i parimit të ruajtjes së sekretit për burimet, kontribuojnë për rënien e shumë vendeve, paraprakisht të konsideruara si bamirëse në sferën e lirisë së mediave, konkludohet në raportin që përmban rangim të vendeve, të caktuara sipas treguesit “liria e mediave”.

Kështu për shembull, SHBA ka pësuar rënie për dy vende deri në vendin e 43-të, dhe Britania e Madhe gjithashtu për dy vende – deri në vendin e 40-të.

“Ardhja në pushtet e presidentit amerikan Donald Tramp dhe Fushata për Bregzit në Britani të Madhe u dhanë më shumë zë kritikave dhe sulmeve ndaj mediave dhe lajmeve të rrejshme”, vërehet në raport.

Kudo, ku modeli i njeriut më të fuqishëm dhe autoritar triumfon, liria e shtypit ngec, citohet në dokument.

Rënie shënohet edhe në Poloni (vendi i 54-të), ku është shtypur pavarësia e shtypit opozitar, si dhe në Hungari me ardhjen e kryeministrit Viktor Orban.

Turqia e zë vendin e 155-të (për katër vende më poshtë në krahasim me vitin e kaluar) për shkak se presidenti Rexhep Taip Erdogan e shndërroi vendin në “burgun më të madh për të punësuarit në media”, vërejnë “Reporterë pa kufij”.

Rusia e Vlladimir Putinit (në vendin e 148-të) mbetet në pozitën e njëjtë, drejt fundit të listës.

Në Azi, Filipinet ngjiten përpjetë për 11 vende (vendi i 127-të) falë uljes së numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2016, por presidenti filipinas Rodrigo Duterte vazhdimisht dërgon fyerje ndaj gazetarëve.

Në klasifikimin e “Reporterëve pa kufij” në vendin e parë janë vendet skandinave, siç ishte edhe vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kanë liri të mediave.

Në fundin e listës janë Eritreja dhe Koreja Veriore ku dëgjimi i një radioje të huaj mund të sjellë “drejtpërdrejt deri në kamp përqendrimi”, potencohet në raport.

Midis 25-të vendeve, ku mediat janë më të goditura, sipas “reporterë pa kufij”, janë: Egjipti, Bahrejni – të përcaktuar si “burgje për gazetarët”, Turkmenistani – e kualifikuar si “një nga diktaturat më të mbyllura në botë” dhe Siri (vendi i 177-të), vendi që është më vdekjeprurës për gazetarët.

Gazetarët dhe mediat janë nën kërcënime në Uzbekistan, Azerbejxhan, Vietnam, Laos, Kubë, Sudan dhe Guinenë Ekuatoriale, thuhet në raport.

“Reporterë pa kufij” kritikojnë edhe disa vende nga Lindja e Afërt, si Iranin (vendi i 165-të), ku helmohen gazetarët ose dënohen me goditje kamxhiku, si dhe Arabinë Saudite (vendi i 168-të) ku gazetarët gjithashtu dënohen me goditje kamxhiku.

Për Francën, organizata konstaton se është ngjitur nga vendi i 45-të në vendin e 39-të, por shtohet se në vend mbizotëron gjendja e sulmeve verbale kundër mediave.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *