Home / Kryesoret / Reshje të shiut dhe mot i ftohtë – (VIDEO)

Reshje të shiut dhe mot i ftohtë – (VIDEO)

 Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës së ditës, e cila do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë Celsius. Të mërkurën, nën ndikimin e valës së re të shiut, do të ketë reshje shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët veriperëndimore, veriore dhe lindore të vendit. Në vendet lokale pritet të reshin mbi 25 litra në metër katrorë. Do të fryeë erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt të enjtes për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në male reshjet do të jenë të borës, ku do të formohet shtresë e re e borës. Era do ta ndryshojë drejtimin në veriperëndim dhe të enjten dhe të premten do të fryejë me intensitet të forcuar. Temperatura e ditës do të bie dhe do të lëviz prej 9 deri në 17 gradë Celsius.

“Stabilim të sërishëm i motit pritet nga e premtja. Për shkak të kthjellimit, në ditët e fundjavës temperatura e mëngjesit në disa vende do të ulet nën zero, ndërsa ajo e ditës do të jetë në rritje, veçanërisht të dielën”, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë natës së kaluar por edhe gjatë orëve të mëngjesit krahas motit të ftohtë poashtu rajoni i Malit Sharr është përfshirë nga rreshjet të borës në viset më të larta. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *