Home / Lajme / Botë / Restoranti më i mirë në botë – (VIDEO)

Restoranti më i mirë në botë – (VIDEO)

Restoranti më i mirë në botë gjendet në Nju Jork dhe quhet “Eleven Madison Park”. Në pronësi të Daniel Humm, ai kryesoi listën e 50 restoranteve më të mira në ceremoninë e zhvilluar në Melburn të Australisë, duke u bërë i dyti restorant jo europian që rrëmben çmimin.

Restoranti i pozicionuar në “Madison Square Park” u vlerësua për sensin e humorit në ndërthurjen e menuve të shijshme e kreative me mikpritjen e veçantë.

Ai u ngjit në klasifikim nga vendi i tretë që ishte vitin e kaluar, duke ia zënë vendin restorantit italian “Osteria Francescana” dhe spanjollit “El cellar de can roca”. Restoranti sapo e ka zgjatur kontratën e qirasë me 20 vjet të tjera dhe do të mbyllet për tre muaj për rikonstruksion.

I vetmi restorant aziatik në top dhjetëshen më të mirë ishte Gaggan në Bangkok, ku pronari e shefi i kuzhinës Anand propozon një version më modern të kuzhinës tradicionale indiane.

Shefi i famshëm Heston Blumenthal u nderua me çmimin e karrierës.

 

Gjithashtu lexo

Shqiptari shpik vaksinën kundër kancerit, përlotet nga gëzimi

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *