Home / Lajme / Botë / Revista prestigjioze e shpall të vdekur Turqinë moderne

Revista prestigjioze e shpall të vdekur Turqinë moderne

Revista prestigjioze “Foreign Policy” i ka kushtuar një artikull qendror Turqisë, pas referendumit të zhvilluar në këtë vend të dielën, për ndryshime kushtetuese.

Ndryshimeve kushtetuese – që do t’i rrisin kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan – i kanë thënë ‘Po” 51.35 për qind e turqve, ndërsa “Jo” kanë thënë 48.65 për qind,

“Foreign Policy” i ka dhënë një goditje të fuqishme Erdoganit, duke e titulluar artikullin për zhvillimet e fundit në Turqi: “RIP Turkey, 1921-2017”.

“Recep Tayyip Erdogan jo vetëm që ka fituar në referendumin e tij kushtetues – ai përjetësisht e ka mbyllur një kapitull të historisë moderne të vendit të tij”, ka shkruar revista e njohur në nëntitullin e shkrimit.

Erdogan nga Perëndimi kohëve të fundit është kritikuar vazhdimisht se po e çon Turqinë drejt diktaturës dhe po bëhet një sulltan modern

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *