Home / Lajme / Botë / Rezidenca luksoze e Hitlerit – (VIDEO)

Rezidenca luksoze e Hitlerit – (VIDEO)

Një rezidencë luksoze mes alpeve të Bavarisë, me ajër të pastër dhe larg zhurmës së përditshme të Berlinit, që po shndërrohej me shpejtësi në një nga kryeqendrat e Europës.Kjo ishte shtëpia e pushimit të Adolf Hitler, ku ai  kaloi edhe pjesën më të madhe të kohës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E ashtuquajtura “Berghof” është ndërtuar në vitin 1916. Hitleri e mori me qira në vitin 1928 dhe pesë vite më vonë e bleu të gjithë atë me të ardhurat e siguruara nga shitja e manifestit “Mein Kamp”.Sapo e mori në dorëzim, ai e zgjeroi me disa hektarë të tjerë pronën e tij dhe në mes të viteve ’30, rezidenca u kthye në një destinacion turistik për njerëz dhe mbështetës të tij që udhëtonin deri në alpe për t’u takuar me liderin e tyre apo për të parë vendin se ku jeton ai.Në “Berghof” Hitleri qëndroi më shumë se çdo vend tjetër gjatë viteve të luftës së madhe dhe u largua vetëm nga mesi i vitit 1944.Në prill të 1945, 12 ditë para kapitullimit të Gjermanisë, rezidenca u bombardua nga britanikët dhe në fillim të majit u dogj nga trupat naziste SS dhe ato që i mbijetuan zjarrit u grabitën pas mbërritjes së trupave aleate në zonë.Rrënojat, që tregonin se dikur në atë zonë ngrihej një rezidencë madhështore u zhdukën nga Gjermania Perëndimore në vitin 1952, si parandalim që të shndërrohej në një vend pelegrinazhi për idhtarët e diktatorit gjakatar.

 

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *