Home / Lajme / Rajon / Rinas – Ekstradohet nga Greqia shkodrani, vrau dy persona në vitin 2000

Rinas – Ekstradohet nga Greqia shkodrani, vrau dy persona në vitin 2000

Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Policia bën me dije se Marku është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr.39 datë 20.05.2002 për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”,  parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar, dhe Gjykata e Lartë  e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”; dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Ngjarja ka ndodhur me 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur lagjia e Spitalit  në Lezhë,  ku Perikli Marku ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja  dhe arrestimi i tij.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *