Home / Kryesoret / RINIA TETOVARE ME SHUMË PROBLEME – (VIDEO)

RINIA TETOVARE ME SHUMË PROBLEME – (VIDEO)

Rinia në Tetovë përballet me shumë probleme thelbësore. Mungon jeta kulturore, papunësia e tyre është në nivel të lartë, mungon info qendra për evenimente kulturore, turizmi nuk promovohet aq shumë, nuk ka pishinë në Tetovë, prezenca e dukurive negative si përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe mungesa e një  qendre edukative rinore në këtë qytet.Këto  janë vetëm disa nga problemet e shumta të rinisë së Tetovës, u theksua në debatin e organizuar nga Këshilli Rimor Nacional i Maqedonisë që u mbajt në Tetovë.

“Jeta e natës pothuajse nuk ekziston fare, biblioteka ka fond të dobët të librave, ndërsa në territorine  komunës së Tetovës nuk ka asnjë leximore. Ka numër të pamjaftueshëm të sipërfaqeve të gjelbërta për rekreacion, mungojnë stigjet për vrapim dhe biçikleta, mungon pastërtia, mungon transporti publik, mungon një info qendër për evenimente kulturore dhe turzëim, institutucionet janë të përfshira në korupsion dhe partizim të skajshëm, mungon një pishinë, rinia harxhon shumë kohë në bastore dhe bixhoz, nuk ka qendër educative rinore e kështu me radhë”, thotë Naim Iljazi, koordinatorë i projektit për Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Këtë e theksojnë edhe aktivistë të shoqërisë civile në Tetovë, të cilët nënvizojnë se problemet e rinisë duhet të meren parasysh dhe duhet që politika të meret më seriozisht me rininë. Problemet me të cilët përballet rinia nuk mund të ndahen nga problemet e përgjithshme.

“Unë mendoj se mungon arsimi cilësorë, modern, europian që ti pofrohet rinisë sonë që ajo të jetë e gatshme për sfidat me të cilët do të përballet në të ardhmen në bashkimin evropian. Problem poashtu i përbashkët është gjendja socio-ekonomike, papunësia e madhe tek rinia, ekonomia e shtetit nuk është në gnejde që t`iu oforjë vende pune e kështu me radhë”, thotë Valon Kurtishi, përfaqësues i shoqërisë civile, transmeton Televizioni Koha.

Organizatorët e debatit të sotëm nënvizuan se poashtu pjesë e këtij projekti janë edhe forumet rinore të partive politike, përfaqësues  të pushtetit lokal të cilët duhet që në kuadër të politikave të ardhshme të inkorporojnë edhe problemet e rinisë.

“Nevojitet investime në evenimente kulturore rinore multietnike, jo vetëm nga institucionet kulturore por edhe të përfshihen institrucionet tjera. Poashtu nevojitet investim në infrastrukturën kulturore, argëtuese, si dhe sportive për të rinjtë në Tetovë, siç janë sallat e mbyllura dhe të hapësirat sportive të hapura, pishina, teatri, kinemaaja e kështu me radhë. Nevojitet një bashkëpunim dhe komunikim më intensiv ndërmjet komunës dhe rinisë. Mbështetje më e madhe dhe promovim I të rinjëve dhe argëtime kulturore qytetare, iniciativa sportive, rekreative dhe ekologjike”, tha Martin Aleksoski, koordinator i prijektit dhe hulmtues në Këshillin Rinor Nacional i Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej nënvizoi se ky është një debat që rrjedh nga takimet konsultative gjatë muajit dhjetor me shumë të rinjë.

“Duke patur parasysh se në këto hulumtime janë përfshirë edhe përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, ne kemi adresuar kërkesat e rinisë që kandidatët e ardhshëm edhe për krytar komune por edhe kandidatët për këshilltarë t`i kenë parasyh kërkesat e rinisë. Ndoshta është bërë ndonjë hap, por mendimi I të rinjëve është se shumë pak është bërë dhe duhet më shumë akoma të bëhet në këtë drejtim”, tha Aleksoski, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, pikërisht mos përfshirja e rinisë në shumë procese dhe lënia pas dore e tyre ka bërë që ata të braktisin vendin për një jetë më të mirë dhe me perspektivë në shtetet e Evropës, ngase në këtë vend interesimi ndaj tyre është në nivel të ulët. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *