Home / Kryesoret / Riparimi i rrugës Tetovë-Jazhincë, banorët ankohen për mungesën e kanalizimit

Riparimi i rrugës Tetovë-Jazhincë, banorët ankohen për mungesën e kanalizimit

Rruga Tetovë-Jazhincë ka filluar të ndërtohet që para afro një viti, dhe në këtë gjendje vazhdon të jetë sot e kësaj dite. Banorët e lagjes Ivo Ribar Llolla, heqin të zitë e ullirit nga papastërtia dhe era e keqe që kundërmon nga kanalizimi, ndërkohë që kërkojnë prej komunës që të rregullohet fillimisht sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimi, dhe më pastaj të shtrohet shtresa e asfaltit.

Kujt nuk i pengon, krejt dynjasë, të gjithëve na pengon ama kjo është çka me bë, i ka bë gjashtë muaj, në mos edhe më shumë”.

Gjithnjë ka penguar dhe na pengon, vetëm sanohen nuk rregullohet, plasin gypat e ujit nuk na duhet tash vetëm asfaltimi, duhet ujësjellësi një herë të bëhet. Unë jetoj në këtë shtëpi 8 në e parë, për të dal me makinë duhet të kaloj nga rruga sipër, po s’mundem edhe atje ndërtohet diçka bllokohet nga maunet, bëhet keq dikush s’mund ta ndihmosh”.

Lënia e rrugës në këtë gjendje për një kohë të gjatë, nuk ka dëmtuar vetëm banorët, por, edhe pronarët e lokaleve që ndodhen përgjatë kësaj rruge, të cilët ankohen se, që nga fillimi i punimeve puna e tyre është përgjysmuar.

Ka ndikuar shumë, nuk arrijmë ti mbulojmë as shpenzimet, gjatë kohë punohet. Ndikon shumë se në këtë rrugë shumë familjarë punojnë shumë dyqane janë mbyllur, rrimë kot nuk ka lëvizje”.

Kemi dëm vërtet kemi dëm nuk është punuar si duhet a kuptoni. Dobët është bë 50 për qind jemi më dobët”.

Nga komuna e Tetovës arsyetohen se vonesat e riparimit të rrugës kanë ndodhur shkaku i motit të keq dhe festave, ndërsa premtojnë edhe një herë se, kah mezi i javës që vjen rruga do të përfundojë.

Ka zgjatur puna aty kanë të drejtë banorët mirëpo fillimi i punëve ka nisur para një muaji dhe punimet janë në përfundim e sipër. Asfaltimi i kësaj rruge do të behet, shpresojmë, kah mezi i javës së ardhshme”, tha Hisen Demiri. Përgjegjës për rrugë dhe tokë ndërtimore.

Për pasojë të bllokimit të rrugës kryesore e cila për muaj të tërë është duke u ndërtuar, shfrytëzohet kjo rrugë dytësore, e cila përveç që bllokohet tejmase gjatë ditës e njëjta nuk është në gjendje aspak më të mirë se ajo atje”./Alsat-M/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *