Home / Sport / Ronaldo: Ja çfarë mendova pas penalltisë së Vidalit

Ronaldo: Ja çfarë mendova pas penalltisë së Vidalit

“Ylli” i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e dinte shumë mirë që skuadra e tij do të reagonte pozitivisht pas humbjes së penalltisë nga Arturo Vidal.

Portugezi e vlerëson fitoren ndaj Bajernit të Mynihut si shumë të rëndësishme në Champions League.

“E dija që do të ishte një ndeshje e fortë dhe këtë e dëshmoi Bajerni që e filloi takimin shumë mirë. Por, pasi humbën penalltinë, e dija që ata do të tërhiqen dhe ne do të reagojmë. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur sepse e ndihmova Realin për të fituar. Është një fitore e madhe dhe shpresoj që të fitojmë edhe në Bernabeu për të festuar kualifikimin tutje”, u shpreh Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *