Home / Kryesoret / Rrahet rëndë një shtetas i Shqipërisë në Poroj të Tetovës – (VIDEO)

Rrahet rëndë një shtetas i Shqipërisë në Poroj të Tetovës – (VIDEO)

Tridhjetë e një vjeçari D.C, shtetas i Shqipërisë dje në fshatin Poroj të Tetovës është lënduar rëndë nga ana e E.M, gjithashtu shtetas i Republikës së Shqipërisë, transmeton Televizioni Koha.

Siç kumton MPB-ja në buletinin e saj ditor, rastin në SPB Tetovë dje në orën 9:30 e kanë paraqitur nga Qendra Mjekësore e Tetovës kur është sjellë D.C, i cili, theksojnë, derisa ka qenë në vetëdije ka thënë se është qëlluar nga ana e E.M nga Republika e Shqipërisë. I lënduari për shkak serioziteti të lëndimeve nga Spitali i Tetovës si rast urgjent është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

SPB Tetovë ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *