Home / Kryesoret / Rritet numri i nënave që lindin fëmijën e tretë

Rritet numri i nënave që lindin fëmijën e tretë

Këto dite përfundoi aplikimi për përfitimin e shtesave fëmijërore.

Përfaqësuesit e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, na informuan se në disa kategori ka ulje të numrit të shfrytëzuesve, shkruan gazeta KOHA. Drejtori i Qendrës në fjalë, Kreshnik Paçuku, na informoi se sivjet ka një ulje të aplikuesve të shtesave fëmijërore. Sipas tij, nga 89 kërkesa, kjo e drejtë u takon vetëm 67. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë, kur numri i shfrytëzuesve të shtesave fëmijërore ishte 115, atëherë është e qartë se ulja është drastike. Po ashtu edhe të dhënat e vitit 2015 tregojnë se ky numër ka qenë 138 shfrytëzues, që do të thotë se ulja ka një vazhdimësi. Drejtori Paçuku shton se dukshëm vërehet një ulje e numrit të kësaj kategorie të shtesave dhe ai këtë e komenton si pasojë e kritereve si dhe rezultat i rritjes së rrogës mesatare.

Në Qendrën për punë sociale, e cila me aktivitetet e saj i mbulon komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, thonë se vazhdon të rritet numri i nënave që lindin fëmijën e tretë. Këtu vlerësojnë se në rritjen e numrit të lindjeve të fëmijës të tretë, ndikojnë shtesat për këtë kategori që i jep Qeveria nëpërmjet Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale. Shtesa fëmijërore për fëmijën e tretë paguhet çdo muaj, prej vitit 2009 dhe arrin vlerën prej 8.048 denarë. Nga Qendra ndërkomunale për punë sociale në Dibër informojnë se vitet e fundit numri i shtesave fëmijërore për fëmijën e tretë është rritur dukshëm. Po sipas drejtorit të këtij institucioni në Dibër, vitin e kaluar ka pasur gjithsej 577 shtesa për fëmijën e tret. Mesatarja e lindjeve të fëmijës të tretë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë është 70-90 shfrytëzues brenda vitit. Vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar për fëmijën e tretë 13 kërkesa, thotë për KOHA, drejtori Paçuku. Aktualisht fëmijën e katërt ndahen 24 shtesa, të cilët gëzojnë të drejtën e ndihmës për 15 vjet, sipas Ligjit të miratuar më 1 janar, 2009. Ndërsa në prill të vitit 2010, ky ligj u shfuqizua dhe nuk mund të regjistrohen familjet për të fituar të drejtën e ndihmës”, thotë drejtori i këtij institucioni

Paçuku shton se nënat nga viset rurale janë më të interesuara për fëmijën e tretë, pasi sipas tyre është një ndihmesë për familjet e tyre, nga që shumica e këtyre që përfitojnë këtë të drejt për fëmijën e tretë i takojnë familjeve sociale. Në këtë Qendër thonë se çiftet e reja për fëmijën e parë gjatë periudhës janar-mars, ndihmën në të holla prej 5000 denarë e kanë shfrytëzuar 13 prindër. Në këtë institucion social na informuan se shtesa fëmijërore të kushtëzuara shfrytëzojnë 82 fëmijë me handikap.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *