Home / Kryesoret / Rritet numri i pacientëve me depresion – (VIDEO)

Rritet numri i pacientëve me depresion – (VIDEO)

Në Maqedoni numri i pacientëve që mjekohen në spitale me depresion dhe çrregullim depresiv rritet me kalimin e viteve. Në vitin 2010 numri i pacientëve të cilët mjekohen në spitale ka arritur 585, nga të cilët 196 burra dhe 389 gra, ndërsa në vitin 2015 ai numër ka arritur 805 nga të cilët 257 burra, ndërsa 546 gra, që paraqet rritje të pacientëve që trajtohen në spital prej 37 për qind.Këtë sot e theksoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë, Shaban Memeti në konferencën për shtyp me rastin e 7 prillit, Ditës botërore të shëndetit, i cili i dedikohet nevojës nga parandalimi i depresionit. Depresioni, theksoi si, shkakton sëmundje mentale, ndikon te njerëzit dhe ua zvogëlon aftësinë për kryerje të detyrave të thjeshta të përditshme. Ai theksoi se Organizata botërore e Shëndetësisë, ka kumtuar se numri i personave të cilët janë në depresion është rritur për më shumë se 18 për qind në krahasim me periudhën midis vitit 2005 dhe 2015.

“Personat të cilët vuajnë nga depresioni nuk mund t’i kryejnë obligimet e tyre profesionale dhe si pasojë e kësaj sjell në pikëpyetje ekzistencën e tyre. Në rastin më të keq, depresioni mund të çojë deri në vetëvrasje”, tha Memeti. Më shumë se 80 për qind e personave të cilët janë në depresion janë në vendet me standard të ulët dhe të mesëm të jetesës. Depresioni mund të pengohet dhe të trajtohet. Sa më shumë dhe më mirë kuptojmë çka është depresioni dhe si të pengohet dhe të trajtohet kjo sëmundje, aq më të mëdha janë shanset për zvogëlimin e stigmës dhe mundësove që numri më i madh i njerëzve të kërkojnë ndihmë”, shtoi Memeti, transmeton Televizioni Koha.

Antoni Novotni nga Klinika universitare për psikiatri, i cili është këshilltar nacional i Organizatës Botërore të shëndteëisë  për shëndet mental, tha se depresioni është sëmundje e cila mjekohet dhe është arsyeja e dytë për invaliditet në botë. Ai tha  se personat të cilët vuajnë nga depresioni duhet të mbesin të lidhur me mjedisin, familjen dhe miqtë, të shmangin konsumimin e alkoolit. të marrin ilaçe të cilat i rekomandohen nga mjeku, rregullisht të shëtisin dhe të stërviten. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *