Home / Shëndeti / Ruani patjetër dhëmbët e qumështit të fëmijëve, më vonë mund t’ua shpëtojnë jetën

Ruani patjetër dhëmbët e qumështit të fëmijëve, më vonë mund t’ua shpëtojnë jetën

Përveç kërthizës së bebeve dhe palcës kockore, një burim i pasur i qelizave embrionale janë dhëmbët e qumështit. Prandaj kini kujdes dhe ruajini, sepse gjatë gjithë jetës mund të jenë të nevojshëm, bile munden edhe të shpëtojnë jetën e një fëmije të sëmurë rëndë.
Dhëmbët e qumështit mund të përdoren në trajtimin e shumë sëmundjeve, besojnë mjekët.

Sipas një studimi të vitit 2011, qelizat embrionale nga dhëmbët e fëmijës mund të prodhojnë insulinë, prandaj mund të luajnë një rol kyç në trajtimin e diabetit të tipit 1.

Sot përdoren me sukses për rigjenerimin e nofullës dhe trajtimit të parodentozës, ndërsa në të ardhmen e afërt do të përdoren për rigjenerimin e pulpës dentare si dhe deformimeve të kafkës dhe fytyrës.

Ekspertët besojnë se dhëmbët do të zgjasin jetën në mënyrë dramatike, sepse do të ndihmojnë ne infarktet e miokardit, lëndimet e palcës kurrizore, distrofisë muskulare, ripërtëritjen e kornesë, sëmundjet e mëlçisë dhe në sëmundjen e Parkinsonit.

Qelizat embrionale duhe që të nxirren profesionlisht nga dhëmbët dhe të mbajhen në laboratorë./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *