Home / Lajme / Botë / Rusia dhe Irani me përgjigje të fortë për SHBA’në: Trupa speciale në Siri

Rusia dhe Irani me përgjigje të fortë për SHBA’në: Trupa speciale në Siri

Damasku bën të ditur se , Moska i ka dërguar një kërkesë zyrtare presidentit Bashar al-Assad për të dërguar më shumë trupa në ato zona të Sirisë, të nevojshme për të vazhduar dhe vënë në presion rebelët.

Të njëjtat burime gjithashtu shpjegojnë se edhe Irani është duke u përgatitur për të marrë një rol më aktiv në luftën në Siri, madje duke dërguar trupa tokësore.

Për Teheranin dhe Moskën në fakt është e nevojshme që të vazhdojnë të “mbështesin” qeverinë e Damaskut, përpara një zgjidhjeje politike.

Kremlini nuk do të humbasë një aleat kyç në fushën e shahut që është Lindja e Mesme dhe, sidomos, nuk mund të humbasë portin e Tartous, e vetmja dalje në detet e ngrohtë.

Irani, nga ana e tij, duhet të përpiqet për të mbajtur të bashkuar të ashtuquajturin “boshtin e rezistencës” për t’iu kundërvënë jo vetëm sunitëve, por edhe (dhe sidomos) Izraelit.

Për këto arsye, Irani dhe Rusia prej vitesh dërgojnë ushtarët e tyre për të luftuar në krah të Damaskut, transmeton bota.al.

Forcat qeveritare, ndërkohë, kanë fituar përsëri një numër pozicionesh të humbura javën e kaluar në Damask dhe Hama.

Sipas raporteve nga Al Jazeera “forcat e Asadit kanë bërë përparime në drejtim të xhamisë në Husein dhe fermës fqinje në zonën e lagjes Qabon të kryeqytetit, në sajë të një mbulimi masiv ajror.

Për herë të parë në katër vjet, trupat e Damaskut kanë rimarrë kontrollin e lagjes Barza dhe fusha të tjera, që më parë ishin në duart e rebelëve vendas në zonën lindore të kryeqytetit, si dhe ka arritur dje të rimarrë disa zona të pjesës veriore të provincës së Hamas.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *