Home / Lajme / Botë / Rusia mund ta neutralizojë ushtrinë amerikane me një bombë të vetme elektronike

Rusia mund ta neutralizojë ushtrinë amerikane me një bombë të vetme elektronike

Rusia ka pretenduar se mund të çaktivizojë të gjithë Marinën Amerikane me një goditje të vetme duke përdorur zhurma të fuqishme të sinjaleve elektronike, shkruan “Fox News”.

Në një kronikë lajmesh nga vendi, ku media kontrollohet nga shteti , thuhej se teknologjia e ushtrisë ruse mund të bënte që aeroplanët anijet dhe raketat amerikanë të ishin të padobishme.

“Sot, trupat tona të Luftës Elektronike (REW) mund të zbulojnë dhe neutralizojnë çdo objektiv, duke filluar nga anijet deri tek satelitët”, thoshte kronika e edicionit të lajmeve, sqaron “Syri.net’.

Raporti pohonte se një aeroplan i vetëm lufte rus fluturoi disa herë rreth luftanijes amerikan “Donald Cook” në Detin e Zi disa vite më parë, duke i caktivzuar sistemet e tij dhe duke e lënë të pafuqishëm.

Videoja e propagandës citon edhe gjeneralin e lartë amerikan Frank Gorenc, duke thënë “Armët elektronike ruse mund të paralizojnë plotësisht funksionimin e pajisjeve elektronike amerikane të instaluara në raketa, avionë dhe anije”.

“Nuk kemi nevojë për armë të shtrenjta që të fitojmë, mjafton një zhurmë e fuqishme radio-elektronike”, shton gazetari rus.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *