Home / Lajme / Botë / Rusia planifikon t’i vendos veto rezolutës së KS të KB-së për sulmin kimik në Siri

Rusia planifikon t’i vendos veto rezolutës së KS të KB-së për sulmin kimik në Siri

Rusia do t’i vendos veto propozim rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së për sulmin kimik në provincën siriane Idlib, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadij Gatilov.

Dokumenti, i cili është propozuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca duhet të shqyrtohet sot në Këshillin e Sigurimit.

“Propozimi i tillë është i papranueshëm për ne dhe ne nënkuptohet nuk do të votojmë për të. Ne do të votojmë kundër, nëse partnerët tanë nuk i dëgjojnë thirrjet tona dhe vazhdojnë të insistojnë për këtë projekt me qëllim që ta detyrojnë Federatën ruse për edhe një veto”, theksoi Gatilov.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *