Home / Lajme / Botë / Rusia vendosi veto në propozim rezolutën e KB-së për dënimin e Koresë Veriore

Rusia vendosi veto në propozim rezolutën e KB-së për dënimin e Koresë Veriore

Rusia vendosi veto në propozim rezolutën e parashtruar dje nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të KB-së, me të cilën dënohet testimi i fundit raketor i Koresë Veriore.

Propozimi amerikan përmban kërkesë që Pheniani të përmbahet nga provat e reja bërthamore, pas lansimit të pasuksesshëm të raketës të dielën.

Sipas diplomatëve të KS të KB, Moska ka kërkuar që teksti të plotësohen me pjesë nga deklarata paraprake, gjegjësisht se nevojitet të gjendet zgjidhje përmes dialogut. Disa diplomatë janë befasuar nga vendimi i Rusisë që ta bllokojë rezolutën, e cila është mbështetur edhe nga Pekini, i cili është aleat i Koresë Veriore.

Në propozim rezolutën anëtarët e Këshillit shprehin “shqetësim të madh nga sjellja destabilizuese” e Koresë Veriore dhe sërish u kanosën me “masa adekuate” kundër regjimit të Phenianit.

Zëvendëspresidenti amerikan Majk Pens dje e paralajmëroi Korenë Veriore që mos e vendos në provë vendosmërinë e Forcave të armatosura të SHBA-së, sepse do të marrë “përgjigje efektive” në çdo përdorim të armëve konvencionale ose bërthamore. Ai e quajti Pheninain “kërcënim më të rrezikshëm dhe të pashmangshëm në rajon”:

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *