Home / Lajme / Rajon / Sabri Maxhuni (Novosella)Një popull që harron bën vetëvrasje

Sabri Maxhuni (Novosella)Një popull që harron bën vetëvrasje

Sabri Maxhuni (Novosella)
Në Shkodër u mbajt një tubim ku u debatua për Mitrovicën. Pa dyshim se Mitrovica është një qytet i ngjashëm me qytetet e tjera iliro-shqiptare, me një të kaluar të bujshme.

 Me të kaluarën e Mitrovicës, shumë pak janë marrë historianët shqiptarë, sikurse edhe me të gjitha qytetet e tjera të Ilirisë Antike, gjurmët e të cilave qytete i gjejmë edhe sot. Nëse ia lëshojmë një sy Mitrovicës, do të shohim mbetje nga e kaluara mijëravjeçare edhe tek ato objekte që po ngritën sot.

Shohim Kalanë mijëravjeçare të lashtë e që shumë pak dihet për të kaluarën e saj!
Shohim kisha ortodokse, xhamia myslimane, hamame, çezma e varreza, që shqiptarët i lanë në harresë se kush i ka ndërtuar. E lanë në harresë Kalanë e Mitrovicës se kur është ndërtuar dhe kush e rrënojë këtë kala. Nuk e dimë se kur është rrënuar Kalaja e Mitrovicës, si quhej Mitrovica kur u ndërtua, kush e emëroj me këtë emër Mitrovicë dhe duk e dimë se si quhej Mitrovica atëherë kur ishte ndërtuar kjo kala. Kush ishin banorët e parë të Mitrovicës, sa ishte numri i banorëve të Mitrovicës, para se të rrënohej kalaja dhe sa mbetën pasi që u rrënua. Pra, nuk e dimë se sa ishte numri i banorëve të Mitrovicës gjatë periudhave të ndryshme.

Në atë tubim në Shkodër isha i pranishëm edhe unë dhe pas ndërhyrjes që bëra, mu dha fjala edhe mua. Disa prej këtyre pyetjeve që i shtrova në këtë shkrim, i pata prezantuar edhe në këtë tubim.
Me këtë rast, unë solla argumentin se, në vitin 1455, sipas prof. dr. Jusuf Osmanit dhe Dr. Adem Hanxhiq, Mitrovica i kishte 15 familje: 13 shqiptare ortodokse, dy familje myslimane dhe dy gra të veja, kurse kah fundi i shekullit të XIX, sipas Rexhep Mitrovicës, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe Branislav Nushiq, konsull i Serbisë në Prishtinë, ishte qyteti më i bukur në Ballkan, i banuar në tërësi me popullatë shqiptare.

Kur e potencova faktin se pushtuesit serbë kanë qenë të detyruar ta lënë pushtetin edhe në Mitrovicë, atë e lanë me 15 familje, prej tyre pra me 13 familje shqiptare ortodokse, dy familje myslimane, dy gra te veja. Ndërsa kur qenë të detyruar të tërhiqen nga Mitrovica në fund të shekullit XX, pushtuesit osman e lanë Mitrovicën si qytetin më të bukur në Ballkan dhe të banuar me 95% banorë shqiptar, jo vetëm Mitrovicën, por tërë atë rajon prej Mitrovice e deri në Nish që ishte i banuar me 80% shqiptarë. Sipas prof. dr. Sabit Ukës, ishin 760 fshatra e qytete të banuara me shqiptarë. Nga këto argumente që i prezantova, një intelektual i lartë shkodran, aq shumë u revoltua sa që u ngrit dhe në mënyrë demonstrative u largua nga tubimi duke mu drejtuar në mënyrë bukur kërcënuese: “Të gjithë pushtuesit janë të njëjtë”!

Pra, sipas intelektualëve të kalibrit të lartë që i kemi, edhe pushtuesit romak që e ngritën Kalanë madhështore në Mitrovicë dhe e lanë me banor iliro-shqiptarë dhe e lanë Mitrovicën me 15 familje shqiptare, që ishin duke e dhënë gërhamzën e fundit, edhe pushtuesit osmanë që e lanë Mitrovicën si qytetin më të bukur në Ballkan, të banuar me shqiptarë, të shpëtuar nga masakrat e gjenocidit serbo-sllav, pasi që e pushtuan Beogradin, Nishin… (edhe sot kemi familje me mbiemrin Beligradi, Nishliu dhe emra tjerë të vendbanimeve shqiptare, që arritën të shpëtojnë nga masakrat dhe gjenocidi i serbo-sllavëve ortodoksë). Këta mund të jenë të njëjtë vetëm për historianët e linjës pro serbo-sllave! Të tillët u dëgjuan edhe në këtë tubim duke pohuar se më mirë ishte Mitrovica më parë (gjatë pushtimit serbo-sllav) se që është sot, kur është e “pushtuar” nga euro-amerikanët!

Një mentalitet i tillë i shqiptarëve na dëshmon se si shqiptarët gjatë historisë dinë edhe të harrojnë! Kjo harresë na ka kushtuar dhe po na kushton shumë duke na ka dërguar drejt vetëvrasjes!
Po shahen e po fyhen ndërkombëtarët që na e larguan pushtuesin serbo-sllav, që e lanë Mitrovicën me pak familje shqiptare që merrnin fund, ngase shumicën e popullatës shqiptare e dëbuan nga Mitrovica duke e deportuar në Shqipëri e Mal të Zi dhe gjithandej Evropës e botës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *