Home / Lajme / Kronika e zezë / Sapo ndodhi në Pallaticë të Tetovës: Nxënësi plagoset rëndë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij

Sapo ndodhi në Pallaticë të Tetovës: Nxënësi plagoset rëndë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij

Para pak çastesh ka ndodhur një plagosje e rëndë me armë zjarri në shkollën fillore të fshatit Pallaticë të Tetovës.

Sipas dëshmitarit i cili rastin e raportoi në portalin TetovaSot, njoftoi se para pak çastesh ka pasur të shtëna më armë zjarri e cila ka ndodhur mes dy nxënëse të shkollës fillore në Pallaticë të komunës së Zhelinës. Sipas informacioneve jo zyrtare që kemi nga dëshmitari, i cili për TetovaSot thotë se para plagosjes ka pasur disa sharje njëri me tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të tij.

Nxënësi i plagosur rëndë është dërguar në spitalin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *