Home / Kryesoret / Seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë vazhdon sot

Seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë vazhdon sot

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdoj sot seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare, ku diskutohet për zgjedhjen e kryetarit, zv. kryetarit, anëtarëve dhe zv. anëtarëve të Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime,

51 deputetë janë paraqitur për të diskutuar për pikën e parë të rendit të ditës. Në komision, OBRM-PDUKM-ja ka gjashtë anëtarë, LSDM-ja ka pesë anëtarë, ndërkaq BDI-ja dhe Lëvizja Besa kanë nga një anëtarë.

Pas verifikimit të përbërjes së këtij komisioni, duhet që të vazhdohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Kandidat për këtë pozitë është Talat Xhaferi. Lëvizja Besa ka deklaruar se nuk do ta mbështet kandidaturën e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *