Home / Kryesoret / Seancë publike në maj për “Monstra” – (VIDEO)

Seancë publike në maj për “Monstra” – (VIDEO)

Gjykata supreme zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri tek gjykata më e lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit. Për masakrën tek  Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e gjykatës penale e konfirmoi edhe gjykata e apelit, transmeton Televizioni Koha.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva. Procedurë parahetimore për rastin “Monstra” ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike. Në opinion qarkullojnë disa lajme ku thuhet se ekziston edhe video kur janë ekzekutuar të rinjtë dhe kjo video nëse del në publik atëherë do të qartësohet e gjithë kjo situatë e krijuar rreth vrasjes misterioze afër Liqenit të Smillkovës. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *