Home / Kryesoret / Sedat Sulejmani i BESËS pyet Muhamed Zekirin: Me apo pa vetëdije mundohesh ta mbrojsh BDI-në?

Sedat Sulejmani i BESËS pyet Muhamed Zekirin: Me apo pa vetëdije mundohesh ta mbrojsh BDI-në?

Muhamet Zeqiri, i sugjeron aktivistët e Lëvizjes Besa, me vetëdije apo pa vetëdije të mos meren me BDI-në, por të kontribojnë që ta largojmë VMRO-në. E pyes Muhamet Zeqirin, a me vetëdije apo pa vetëdije heshti në programin click plus kur Artan Grubi, në mënyrë të pamoralshme shpifte edhe e sulmonte Lëvizjen Besa…? E pyes Muhamet Zeqirin, a me vetëdije apo pa vetëdije, mundohet ta mbroj BDI-në, kur më gjithçka doli në shesh se po të njejtit ishin në koordinim me VMRO-në…? Muhamet Zeqiri, a e ban këtë me vetëdije apo pa vetëdije nuk e di, por, si ajo viktima e cila dashurohet në xhelatin e ve, këtë e bën për QEVERI…!“, – ka shkruar Sedat Sulejmani nga Lëvizja BESA.

Ky reagim i Sulejmanit vjen pasi Muhamed Zekiri i LSDM-së kishte shkruar: “Me shqetesim po ndjeki perplasjet e aktivisteve te BDI-se dhe Levizjes Besa por edhe portaleve te aferta me keto subjekte, pas tmerrit qe ndodhi nen organizimin e horrave te VMRO DPMNE-se ne parlament. Ndoshta nuk me takon por vetem desha te bej nje apel deri tek Ju vllezer te dashur. Eshte koha te ndaloj perçarja dhe perplasjet mes vete, eshte koha kur duhet sikur asnjher me pare te jemi te pergjegjeshem, kujdesshem dhe unik perballe nje organizate terroriste shoviniste dhe kriminele siç eshte VMRO DPMNE.
Nuk eshte koha e fushates zgjedhore, eshte koha kur secili nga ne duhet te jete vigjilent dhe te kontriboj per largimin e krimineleve te VMRO-se, e jo me vetedije ose pa vetedije te kontribojm pikerishte skenareve famekeqe te pergaditura nga partia e Gruevskit, Mijallkovit dhe Çavkovit!!!”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *