Home / Kuriozitete / Sekretet e Bukurisë

Sekretet e Bukurisë

Kujdesi për dushin

Le ta nisim nga hapi i parë që bëjmë përpara se të nisim ditën, nga dushi. Ndoshta nuk i dini të gjitha sekretet. Banja juaj është freskët dhe ju keni pak ftohtë (ndoshta tani në verë jo, por në dimër me siguri). Atëherë mos bëni gabimin e rëndomtë të hapni dushin më përpara, me qëllim që të ngrohni tualetin. Uji i nxehtë dhe ajri i thatë me siguri që do ta thajnë lëkurën. Qumështi i trupit nuk do t’ju ndihmojë, përveçse do t’ju bllokojë poret e lëkurës. Në fund, mos e fshihni lëkurën, thjesht vishni peshqirin.

Si të pastroni lëkurën

Për një lëkurë të përsosur, zgjidhni një pastrues të përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj, me ph-in e duhur, për të bërë pastrimin e duhur të lëkurës. Gjithashtu, duhet të merrni në konsideratë edhe një krem, i cili largon qelizat e vdekura.

Mos vini fondatinë kur jeni të lodhura

Po përpiqeni të dukeni të çlodhur kur realisht nuk jeni? Shmangni përdorimin e kremit pudër. Mjafton të vendosni pak krem hidratues dhe lëkura juaj do të duket më e çlodhur. Vendosni një laps kaf rreth syve, në këtë mënyrë do ta largoni vëmendjen e të tjerëve nga sytë tuaj të kuq.

Kujdes poret e mëdha

Poret e mëdha shkaktohen nga dy faktorë: genet dhe mosha. Drejtohuni tek një dermatolog dhe bëni një mikrodermoabrazion fytyre. Në këtë mënyrë, lëkura juaj do të jetë më e bukur dhe poret më pak të dukshme.

Pritini qerpikët e falsë

Ju dëshironi që qerpikët tuaj të jeni më të gjatë se zakonisht dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ama ajo që artistët e grimit sugjerojnë është që t’i shkurtoni qerpikët, në këtë mënyrë nuk do të dukeni aq false. Ju nuk do ta dëshironit një gjë të tillë apo jo…

Buzë më të plota? Ja sesi

Për buzë më të plota ju nevojitet një laps, që të konturoni buzët pak më lart sesa kufizimi natyral që ato kanë. Kremi i pudrës do t’ju vijë në ndihmë për këtë punë. Pasi të përdorni buzëkuqin e duhur, sipër tij aplikoni një shkëlqyes.

Mos e prisni lëkurën e vdekur të thembrave

Është një gabim shumë i madh të heqësh lëkurën e vdekur të këmbëve me brisk. Ai e dëmton shumë, madje mund të rrezikoni që të krijohet edhe më shumë lëkurë e vdekur. Zgjidhja: bëni një maskë hidratuese për këmbët siç bëni edhe për fytyrën.

Trëndafil dhe livandë për inflamacionet

“Trëndafili dhe livanda janë ideale për të qetësuar inflamacionet e lëkurës”. Kështu ka deklaruar Dr. Hauschka dhe bëni mirë ta besoni. Ajo e di mirë se çfarë thotë.

Qafa plaket më shpejt

Të trajtosh qafën, sikundër bëni me fytyrën, nuk mjafton. Kjo për arsyen e vetme, se qafa plaket në mënyrën e saj, e cila është krejt e ndryshme nga fytyra. Tendinat e qafës mblidhen me kalimin e viteve, çka i bën rrudhat më të dukshme dhe për fat të keq, nuk ka asnjë mënyrë me të cilën këto rrudha mund të largohen. Ama ju mund t’i parandaloni, madje fare thjeshtë. E vetmja gjë që do t’ju duhet të bëni është të mbani një posturë të mirë të qafës dhe të bëni herë pas here streçing. Nëse veproni në këtë mënyrë, do t’ia dilni ta ruani të re lëkurën e qafës tuaj.

Kundër rrudhave të gjumit

A e keni vënë re se shumë femra kanë rrudha më të thella nga njëra anë e fytyrës? Me siguri që po. Këto njihen si rrudhat e gjumit. Ju mund t’i shmangni me përdorimin e një jastëku me saten ose të flini në shpinë.

Rifreskoni fytyrën

Për të rifreskuar paksa tualetin dhe për t’u dukur më mirë gjatë orëve të gjata të punës, përdorni pak pudër mat me ngjyrën që i përshtatet lëkurës tuaj. Në të njëjtën mënyrë mund të veproni nëse lëkura duket e yndyrshme. Një furçë të lehtë pudre dhe gjithçka do të duket më mirë.

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *