Home / Lajme / Kronika e zezë / Sekuestrohen 52 kg kanabis në Sarandë, transportohej me mushka drejt kufirit grek

Sekuestrohen 52 kg kanabis në Sarandë, transportohej me mushka drejt kufirit grek

Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 52 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, në Qafë Bot, e cila po transportohej me mushka në drejtim të kufirit me Greqinë.

Sipas policisë ka qenë një informacion në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, çka ka vënë në lëvizje pilivinë kufitare për të filluar kontrollin e territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.

Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 52 kilogram të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre. Po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *