Home / Lajme / Kronika e zezë / Sekuestrohet heroinë dhe kanabis çokollatë, 5 persona në prang

Sekuestrohet heroinë dhe kanabis çokollatë, 5 persona në prang

Një operacion antidrogë i koduar “BBM” është zhvilluar pasditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Burime policore bëjnë me dije se janë arrestuar pesë persona ndërsa janë zhvilluar kontrolle në disa banesa.

Në pranga janë vënë: Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan, Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan, Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë,  Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit  heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë kanë ndërhyrë  shërbimet policore.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekje për ti shpëtuar policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke  ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar  të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij. Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Është bërë edhe kontrolli i biznesit “mini market” në pronësi të Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit çokollatë  kanabis sativa.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë. 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit çokollatë kanabis sativa, 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”, 1 automjet i tipit “Mercedes Benz” dhe 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”.

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *