Home / Lajme / Maqedoni / Sela pyet Ahmetin: Pse s’më mbrojtën mua deputetët e tu, po Zaevin?!

Sela pyet Ahmetin: Pse s’më mbrojtën mua deputetët e tu, po Zaevin?!

Në rastin e Zijadin Selës BDI po tregon fytyrën e vërtetë për të përfituar gjithkund ku derdhet gjak shqiptari.

Përfaqësuesit e BDI-së u turrën të perfitojnë kësaj radhe nga gjaku i Zijadin Selës edhe pse formalisht vetë janë fajtorë, sepse dhuna në Kuvend ndodhi për shkak të paaftësisë së ministrit të tyre, Agim Nuhiu.

Marrim vesh se Sela nuk i ka mbetur borxh BDI-së. Kur është vizituar nga kryetari i tyre Ali Ahmeti, Sela e ka ngrirë duke ia parashtruar një pyetje: Pse deputetët tu nuk më mbronin nua deri sa rrihesha për vdekje, por e mbronin Zaevin?

Marrim vesh se Ahmeti ka nisur të arsyetohet në stilin e tij të njohur “unë dhe Artan Grubi ishim në komunikim me këtë, ishin në komunikim me atë” deri sa Sela nuk e ka ndërprerë me pyetjen e radhës: Pse huliganët nuk sulmuan deputetët e BDI-së, a ishte ky një skenar i joti me Gruevskin?

Marrim vesh se Ahmeti ka dalë i hidhëruar. Ndërkohë me të madhe po flitet se nga frika se Sela mund të flasë për mediumet dhe ti shpalosë dyshimet për “lojën e përbashkët” mes Ahmetit dhe Gruevskit, kryetari i LR PDSH-së është transferuar në klinikën e Tetovës, ku BDI ka kontroll më të madh se në Klinikën e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *