Home / Kryesoret / Sela: Refuzova postin e kryeparlamentarit që mu ofrua nga VMRO-DPMNE e LSDM, ja pse?

Sela: Refuzova postin e kryeparlamentarit që mu ofrua nga VMRO-DPMNE e LSDM, ja pse?

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka theksuar për Struga TV se VMRO-DPMNE ka shpeshtuar tani sulmet kundër tij, derisa kjo parti pas dështimit të parë për formimit të Qeverisë kishte tentuar të komunikojë me të dhe të bëjnë Qeverinë.

“Në këtë drejtim kam marr ofertë për të drejtuar Parlamentin e Maqedonisë, ofertë që i ka ardhur nga kjo parti, por  edhe nga LSDM” ,theksoi  Sela, duke shtuar se cështja nuk është te postet, por te zbatimi i deklaratës së partive shqiptare. Ai shtoi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Maqedonisë.

“Do ta merrja në konsideratë përfshirjen në qeveri, vetëm atëherë kur edhe Ahmeti dhe Kasami do të bëheshin pjesë e qeverisë duke drejtuar dikastere të caktuara”, ka theksuar Sela.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *