Home / Lajme / Rajon / Senatori amerikan vizitë në Kosovë, çfarë do të diskutohet?

Senatori amerikan vizitë në Kosovë, çfarë do të diskutohet?

Senatori amerikan, John McCain gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ai në një seancë solemne do t`i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të mbahet në orën 14:30 derisa McCain para kësaj seance do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me fillim nga ora 13:45.

Më pas, senatori amerikan John McCain do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në orën 15:10.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *