Home / Lajme / Rajon / Serbët i frikësohen raporteve të mira të Erdoganit me Kosovën

Serbët i frikësohen raporteve të mira të Erdoganit me Kosovën

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan dje nga populli turk kanë ngjallur shumë reagime në Ballkan, Evropë dhe Botë.

Së fundi kanë reaguar edhe mediat serbe të cilat me një analizë kanë treguar se si do të ndikojë rritja e kompetencave të Erdoganit si president ndaj Serbisë dhe serbëve në rajon.

Mediat serbe, duke folur për presidentin turk përmend lobimin e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dhe vizitën në Prizren ku e ka cilësuar Kosovën si një nga aletatët më të mirë të turqve.

“Ndikimi i Erdoganit në Rajon është i padiskutueshëm. Duhet përmendur lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe deklaratat e tij në Prizren për shtetin e Kosovës”, thuhet në shkrimin e gazetës.

Njejtë mendon edhe Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi, i cili thotë se Turqia do ta shtojë ndikimin në Ballkan.

Duke folur për raportet me Serbinë ai thotë se qëndrimi i Erdoganit ndaj fqinjëve në Rajon nuk është shenjë se Serbia dhe Turqia kanë raporte aq të mira.

“Shpesh është thënë se Serbia dhe Turqia kanë raporte të mira bilaterale por qëndrimi i Ankarasë ndaj fqinjëve dhe kombeve tjera nuk ngjall shumë besim në këto marrëdhënie”, ka thënë Gjukanoviq duke aluduar në miqësinë e Erdoganit me shqiptarët.

Rezultatet e mbrëmshme të referendumit treguan se mbi 51% e turqve kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, dhe rritjen e kompetencave të Erdoganit si president i Turqisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *