Home / Lajme / Rajon / Serbët në veri s’i duan mysafirë deputetët shqiptarë (Video)

Serbët në veri s’i duan mysafirë deputetët shqiptarë (Video)

Në Veri të Kosovës, pjesë që kontrollohet nga serbët, nuk po mund të shkojë Komisioni për Shëndetësi i Parlamentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtij organi të parlamentit nuk iu aprovua kurrë kërkesë që të shoh nga afër Spitalin në Veri të Mitrovicës, për të monitoruar zbatimin e Ligjit për Shëndetësi.

Nga ana e tij, drejtori në Spitalin e Mitrovicës Veriore, Milan Ivanoviq, mohon të ketë marrë një kërkesë në rrugë zyrtare për vizitën e deputetëve nga Prishtina.

Se nuk i do mysafirët që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, Ivanoviq, e tregoi edhe kur u pyet se a do e priste për vizitë Kryeministrin e Kosovës.

“Është mision i pamundur në këtë moment për shkak se ne jemi me Sistemin e Serbisë dhe një vizitë e tillë do të rriste tensionet te mjekët dhe pacientët”, ka thënë ai.

https://youtu.be/u-8waopVrPU

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *