Home / Lajme / Rajon / Serbi – Beograd, mijëra vetë protestuan duke kërkuar hetime për një projekt

Serbi – Beograd, mijëra vetë protestuan duke kërkuar hetime për një projekt

Mijëra vetë kanë protestuar mbrëmë në Beograd duke kërkuar hetime lidhur me një projekt prej miliarda eurove për ndërtim të një kompleski.

Demonstruesit kanë bartur mbishkrimin “Mos ta zhytim Beogradit”, afër lumit Sava, ku do të ndërtohet një kompleks me ndërtesa, hotele dhe qendër tregtare.

Kritikët e këtij projekti e akuzojnë qeverinë e Serbisë se nuk është konsultuar sa duhet me shoqërinë civile.

Projekti prej 3 miliardë eurove, për të cilin zyrtarët qeveritarë thonë se do ta shndërroj Beogradin që qendër turistike, do të realizohet si ndërmarrje e përbashkët nga qeveria e Serbisë dhe kompania, Eagle Hills, me seli në Dubai.

Kritikët e kanë theksuar mungesën e tenderëve publikë për këtë projekt dhe e kanë shtruar çështjen e vlefshmërisë ekonomike të tij në Serbi, me papunësi dyshifrore dhe me rrogë mesatare prej 400 eurove.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *