Home / Lajme / Rajon / Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin, shkruan RT.com,

Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë.

“Nëse them se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, do të varem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka shtuar Vuçiq.

Më parë këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha një intervistë për Politico se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës – dikur pjesë e Jugosllavisë – nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.

Një aleancë e tillë me Kosovën nuk ishte dëshira e tij “por një alternativë e mundshme për derën e mbyllur të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

“Ka mungesë të të kuptuarit, ose mungesë të vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për këtë rajon gjithashtu”, tha kryeministri.

E duke iu përgjigjur vërejtjeve të Ramës, Aleksandar Vulin, një ministër i qeverisë serbe, tha se pret që BE dhe NATO duhet të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, përndryshe një luftë tjetër në Ballkan mund të shpërthejë.

 Vulin tha se një luftë e re në Ballkanin e trazuar do të përfshinte gjithashtu Maqedoninë dhe Malin e Zi – vendet me diaspora të konsiderueshme shqiptare etnike.

Siç shkruan më tej RT, përcjell Telegrafi, Serbia mbetet e kujdesshme ndaj një bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke pasur frikë se do të shkaktonte një trazirë të re në rajon që u zhvendos në një luftë të përgjakshme etnike në vitet 1990, ndërsa Jugosllavia po ndahej.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *