Home / Lajme / Rajon / Serbia reagon për deklaratën bombë të Ramës: Po kërcënohemi

Serbia reagon për deklaratën bombë të Ramës: Po kërcënohemi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Shqiptar, Edi Rama për bashkimin e vendit tonë me Kosovën. Daçiç tha se deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe paraqet kërcënim për rajonin, por edhe për Europën.

“Çfarë do të ndodhte nëse Vuçiç kërkon krijimin e Serbisë dhe Republikës së Serbisë nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të dëgjonim akuza ndaj Serbisë”, u shpreh ministri Daçiç.
Ndërsa më tej ai kritikoi Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për mosdënimin e deklaratave të Ramës.

“Deri kur do të heshtni kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është pjesë e miratimit?”, pyet Daçiç në reagimin e tij.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *